Autobusi godet një këmbësor në Gjakovë

Prokuroria e Gjakovës njofton se sot rreth orës 08:35, në rrugën “ Nëna Terezë” Gjakovë, në afërsi të Gjykatës Themelore , i dyshuari Sh. M., i moshës 35 vjeç nga fshati Skivjan, duke drejtuar autobusin e firmës “ ALPET”, në drejtim të qendrës së qytetit, ka goditur një këmbësor.

Këmbësori i cili ka marrë lëndime trupore, është A.T., rreth moshës 70 vjeç, nga rrethi i Hasit të Shqipërisë, dhe është dërguar në Repartin e Emergjencës, në Spitalin Rajonal “ Isa Grezda “, në Gjakovë.

Lini një Përgjigje