Automjeti i trupit diplomatik përplaset në Sauk, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sauk të Tiranës.

Mësohet se një automjet me targa “CD” që i përkasin trupave diplomatike të akredituara në vendin tonë është përplasur në zonën që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut.

Nga informacionet e para që vijnë në redaksinë e “Ora News”, dyshohet se ka dhe viktima në këtë aksident. Po ashtu dyshohet se makina është e ambasadës Ruse dhe brenda saj ishin dy persona, meshkuj, mosha e të cilëve është ende e paqartë.