Avdullah Hoti zbulon moton e LDK-së

0
269

Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë takimin e Kryesisë për të përzgjedhur mandatarin e ri për kryeministër.

Gjatë kohës kur ende po mbahet mbledhja, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shkruar ‘BesëLidhja’ duke lënë të nënkuptohet së kjo është moto e re e LDK-së për zgjedhjet.

Ndërsa kujtojmë që Kryesia e kësaj partie ka zgjedhur Arban Abrashin si Sekretar Organizativ, ndërsa në mbledhje po mungojnë Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.