Avionë luftarak turq shkelin hapësirën greke, reagon Athina

Ne vijim të një situate të tensionuar mes dy vendeve, Greqia akuzon Turqinë per provokim.
Reagimi vjen pasi dy avionë turq raportohet se kanë shkelur hapësirën ajrore të shtetit grek.
Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për dy avionë luftarakë turq F16 që kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë.
Mësohet se avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale.
Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan. Sipas Greqise, incidente të tilla nuk jane te izoluara.

Lini një Përgjigje