Avni Klinaku: Ndryshimi i kufijve do të bëhet për të mirën e të dyja vendeve

2109

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku foli në RTK 3 për zhvillimet aktuale politike.

“Fillimisht ai i uroi qytetarët për pavarësi, duke thënë se kjo është një e arritur e madhe dhe se paraqet edhe shkëputjen jurdike të Kosovës nga Serbia, dhe pse shkëputja e vërtetë, faktike  u bë me luftën çlirimtare më 1999”.

“Mirëpo Kosova ka probleme që kanë mbetë nga shpallja e pavarësisë e këtej e që duhet të zgjidhen në të mirë të të dyja vendeve në mënyrë që të ecet drejt përparimit e zhvillimit”.

“Kosova edhe vendet tjera të ballkani janë shumë të varura nga raportet ndërkombëtare, prandaj duhet të përcillen ato dhe të ndërtohen qëndrime e koncepte në përputhje me këto raporte. Për Kosovën veçanërisht kanë rëndësi qëndrimet e SHBA-ve, BE-së e ato të Rusisë sepse janë shumë të ndërlidhura me zhvillimet këtu dhe kanë ndikim të fuqishën në këto zhvillime. Këto tri fuqi botërore për një kohë të gjatë kanë qënë kundër hapjes së temës së ndryshimit të kufijve dhe kjo ka ndikuar edhe tek faktorët politik në Kosovë. Ndërsa tani është evidente se qëndrimi sidomos i SHBA-së ka ndryshuar, së paku në raport me hapjen e temës së ndryshimit të kufijve me marrëveshje paqësore”.

“Serbia e ka të qartë se arritja e marrëveshjes i hap rrugën e saj drejt BE-së. Forcat politike brenda në Kosovë i kuptoj sepse kohë të gjatë është punuar për ruajtje të integritetit. Por mendoj se ato më shumë po kanë qëndrime populiste apo e kanë më shumë si çështje vote. Edhe Presidenti ende nuk e ka bërë të qartë zgjidhjen dhe kur flet vetëm për Kosovën Lindore duket disi naive. Ne jemi për zgjidhje në bazë të vijave etnike, pra Kosova Lindore territoret me shumicë shqiptare dhe vazhdimësi territoriale me Kosovën, respektivisht trungun shqiptar t’i bashkohen Kosovës, ndërsa territoret që janë me shumicë serbe dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë t’i bashkangjitën Serbisë. Këtu natyrisht nuk hyjnë fshatrat shqiptare në Leposaviq, Zveçan e Çabra e Zubin Potokut. Problem i veçantë në bisedime do të jetë pjesa veriore e Mitrovicës nga e cila janë dëbuar shqiptarët dhe është kryer spastrimi etnik.

“Nuk zhbëhet shteti pse ndryshohen kufijte dhe kushtetuta duhet të ndryshojë në përputhje me zgjidhjet politike”.

“Nuk kanë lidhje ndryshimet e kufijve me Ramush Haradinajn, Avni Klinakun, Albin Kurtin apo këdoqoftë tjetër dhe ndryshimi do te behët edhe pa ta. Ai që nuk është në këtë anë të historisë do të jetë në anën tjetër”, ka thënë ndër të tjera Avni Klinaku në emisionin Studio e Hapur në RTK3.