Avokati konfirmon se Burdushi ka nisur grevë urie

Avokati Asdren Hoxha ka konfirmuar se klienti i tij, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, ka nisur sot grevë urie.
Lajmin avokati e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”.
Mjeku popullor Burdushi ka paralajmeruar dje se për sot do të niste një grevë urie, duke u ankuar se po diskriminohet për shkak të përkatësisë së tij etnike. Lajmin e kishte konfirmuar avokati i tij, Asdren Hoxha.
Sipas avokatit, Burdushi nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.
Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale.
‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.