Azemi: 40 mijë punëtorë janë larguar nga puna gjatë pandemisë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se Pakoja Emergjente e ndarë nga Qeveria e Kosovës është keqpërdorur.

Ai madje ka thënë se këtë ia ka pranuar edhe ish ministri i Financave, Besnik Bislimi, njofton Klan Kosova.

“Diskriminim është bërë në çdo formë e çdo aspekt. Pakoja emergjente ka shkuar të pronarët e kompanive. Kemi diskimin shumë të madh”, ka thënë Azemi.

“Pagat janë ndalë edhe në raundin e parë edhe raundin e dytë. Kemi thënë se mjetet duhet të shkojnë në llogarinë bankare të punëtorëve ose të kthehen në buxhetin e shtetit”.

Azemi në Edicionin Special ka thënë se 40 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë.

“40 mijë punëtorë janë larguar nga puna. Nëse vazhdohet me këtë trend fillimi i shtatorit do të jetë me mbi 60 mijë”.