Aziri për mediat bullgare: Shqiptarët duhet të jenë të barabartë me maqedonasit

Intervistë me Elmi Azirin, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, për platformën informative politike bullgare Epicenter.

Z. Aziri, partia “Aleanca për shqiptarët” luan një rol të rëndësishëm për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. A mund të na përshkruani esencën e amendamenteve, të cilat u propozuan nga “Aleanca për shqiptarët”?

Elmi Aziri: Për hirë të korrektësisë duhet të theksojmë se Aleanca për shqiptarët që nga themelimi i saj angazhohet që të arrihet barazia mes dy kombeve shumicë, Shqiptarëve dhe Maqedonëve. Kushtetuta dhe ligjet aktuale në fuqi nuk e ofrojnë një gjë të tillë. Janë shumë rigjide, të stërngarkuara me përkufizime që lënë hapsirë për keqpërdorim gjatë interpretimit. Kushtetuta më shumë ofron kufizime se sa liri. Është në funksion të realizimit të prejektit për shtet etnik të Maqedonasve. Këtë më së miri e ilustrion ligji për përdorimin e gjuhëve i cili gjuhën shqipe e përkufizon si gjuhë e ndryshme nga maqedonishtja dhe që e flasin më shumë se 20% e popullatës. Formulim ofendues për shqiptarët. Pra, me çdo kusht tentohet të eliminohet atributi kryesor i kombit që është gjuha. Andaj ne jemi të fokusuar që të kontribojmë në eliminimin e këtyre kufizimeve ofenduese që ngjallin indinjatë dhe neveri. Mendojmë së mënyra më e mirë është që të bëhet deetnizimi i shtetit, duke filluar nga simbolet shtetërore, emërtimi i institucioneve etj.

U zhvillua një takim ndërmjet Ziadin Selës dhe kryeministrit Zaev. Cilat propozime të Aleancës u pranuan nga kryeministri?

Elmi Aziri: Në kuadër të keqkuptimeve të qëllimshme që ofrohen në Maqedoni është edhe ajo se kushtetuta të perceptohet si diçka e paprekshme, që shumë vështirë mundë të intervenohet në të edhe nëse kushtetuta është jo cilësore sikjo e Maqedonisë. Tezë shumë absurde. Individi, shoqëritë dhe shtetet zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar. Kushtetuta duhet ti përcjell dhe të jetë në funksion të këtyre ndyshimeve, jo ti kufizoj ato. Kushtetuta duhet te jetë refleksion i realitetit etnik, religjioz dhe jo ta shtrembërojë relitetin. Nëse shtrembërohet raeliteti, paraqiten probleme gjatë funksionimit të shtetit, dhe shtetet e vogla dhe të dobta si Maqedonia me shumë vështirësi dhe kosto të madhe i përballojnë këto probleme. Edhe pse kishte tentativë që të bllokohet një iniciativë e tillë, si rezultat i racionalitetit politik të Aleancës për shqiptarët dhe peshës së momentit historik ne arritëm që me disa intervenime të japim kontribut cilësor. Ne kishim 5 propozim amandamente, prej të cilave u pranuan tri. Në kushtetutën e Maqedonisë, Republika e Kosovës është fut si shtet fqinjë, deri tani nuk figuronte edhe pse Maqedonia ka njohur pavarsinë Kosovës. Në preambulë, hoqëm pjesën “ dhe qytetarët që jetojnë në kufinjtë e saj” duke eliminuar karakterin e përkohshëm të shqiptarëve dhe duke u pranuar autoktonia jonë. Gjithashtu, e futëm edhe mërgatën shqiptare si pjesë e mërgatës për të cilën do të kujdeset shteti, përpos mërgatës maqedonase. Gjatë bisedave me Kryministrin Zaev jemi dakorduar që në ligjin e gjuhës të intervenohet në një periudhë të ardhmë të afërt përshkak se tash e pamundësonrregullorja. Këtë gjë Kryeministri e pranoi gjatë debatit parlamentar nga foltorja e parlamentit. Mendoj se janë këto të arrituta të rëndësishmemarrë në konsiderat të gjitha kufizimet numerike që i ka Aleanca, orientimin strategjik të shqiptarëve drejt NATO-s dhe BE-së si dhe hibernimin e partive shqiptare që janë pjesë e qeverisë.

 A do të përmirësohen pozitat e komuniteteve të ndryshme etnike me këto propozime?

Elmi Aziri: Realitetin duhet pranuar ashtu siç është jo si do të i pëlqente dikujt. Shqiptarët duhet të jenë të barabartë me maqedonasit në këtë shtet, as më pak e as më shumë.  Kemi pabarazi të madhe mes shqiptarëve dhe maqedonëve. Dhe kjo pabarazi buron nga tendenca jo e drejtë për përvetsimin e shtetit nga maqedonasit. Ky hendek është prezent në të gjitha sferat, kulturë, arsim, shkencë, konsumin e parasë publike, investimet kapitale, investimet e huaja, investime private etj. Në organet më vitale të shtetit, ato të sigurisë, në ushtri, polici, shërbimet sekrete nuk kemi asnjë shqiptar në organet drejtuese. Kjo është dëshmi e trajtimit selektiv të qytetarëve dhe njëkohësisht burim i mosbesimit të shqiptarëve ndaj shtetit, që në fakt është elementi më i rëndësishëm për kohezion ndëretnik. Me këto ndryshime të vogla u dëshmua se mundë të bëhet kushtetutë më cilësore, se ka shumë punë për të bërë, ka shumë hapsirë për intervenim në drejtim të synimit të barazisë.

Çfarë është mendimi Juaj rreth amnistisë së personave të lidhur me sulmin kundër Kuvendit dhe personalist kundër Jush? A është e nevojshme amnistia që të garantohen ndryshimet e Kushtetutës?

Elmi Aziri: Mua më vjen keq që procesi më i rëndësishëm strategjik për vendin dhe rajonin u kontaminua me elemente të tregtisë. Konsideroj se Qeveria bëri disa gabime në hapa në këtë proces. Ne si parti vlersuam se është i panevojshëm referendumi sepse nuk buronte nga Marrëveshja e Prespës. Ne paralajmëruam se referendumi do ta polarizonte edhe më shumë shoqërinë, veçanarisht atë maqedonase dhe bartë me vete shumë rreziqe. Fatkeqsisht u dëshmua një gjë e tillë. Rezultati i referendumit i pozicionoi edhe më fortë kundërshtarët e këtij procesi në barikadat e tyre, ndërsa të akuzuarit për terrorizëm e panë si një shans të papërsëritshëm për ta fituar lirinë nga politika. U suspenduan organet e drejtësisë dhe edhe një herë u dërgua mesazh i gabuar deri te qytetarët. Nëse je politikan gjithmonë mundë të gjendet hapsira ti bishtërohet drejtësisë. Ky nuk është shteti për të cilin angazhohemi ne. Këto nuk janë vlerat e BE-së. Respektimi i ligjit është baza mbi të cilën ndërtohen shtetet demokratike. Nuk mundë të tolerohet krimi, korrupcioni, terrorizmi në emër të një qëllimi më të madh.

Çfarë është qëndrimi i “Aleancës për shqiptarët” për zgjedhjet presidenciale? Do të marrë pjesë me kandidat individual, në koalicion me ndonjë parti tjetër shqiptare apo do të përfshihet në përzgjedhjen e një kandidature konsensuale?

Elmi Aziri: Qëndrimi i Aleancës për shqiptarët është se bazuar në kompetencat kushtetuese të Kryetarit shtetit i njëjti duhet të zgjidhet në parlament. Procesi zgjedhor për Kryetar shteti për shqiptarët nuk ka kuptim. Fatkeqsisht shqiptarët me direktiva të partive shëndrrohen në objekt manipulimi nga partitë politike. Kandidati koncensual është një term që u përmend në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe nuk paraqet azgje tjetër përpos një maskë që u përdor për të kamufluar mbështetjen që i dha BDI kandidatit të Qeverisë. Me ligj u zvoglua cenzusi në 40% që është dëshmi për qasje joserioze dhe manipulative ndaj këtij procesi. Kjo e diskreditoi tërësisht procesin. Aleanca për shqiptarët ende nuk e ka hap këtë temë në organet partike, por besoj se do të marrim një vendim racional në shërbim të avansimit të rolit të shqiptarëve në këtë proces.

Çfarë mendoni për idetë, të lidhura me “korrigjimin e kufirit” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? A mund të zgjidhet konflikti serbo-shqiptar me një veprim të tillë dhe a do të ketë ndikime eventuale për situatën në Maqedoni?

Elmi Aziri: Është çështje shumë e ndishme me ndikime serioze në rajon dhe më gjërë. Jemi dëshmitar të militarizimit të madh të Sërbisë. Buxheti për mbrojtje i të cilës është projektuar sa i tërë vendeve ballkanike së bashku. Gjithashtu Rusia është prezente në Sërbi përmes “Qendrës Humanitare Ruso-Serbe” në Nish, që në fakt është për nevoja të inteligjencës Ruse. Në anën tjetër e kemi Nato-n prezent në Kosovë, Shqipëri dhe tashmë së shpejti edhe në Maqedoni. Prandaj mendoj se duhet përkushtim konform seriozitetit dhe përmasave të çështjes. Shkatrrimi i Jugosllavisë me miliona viktima duhet të na shërbejë si mësim. Vetëm zgjidhjet e drejta do të ofrojnë paqe të përhershme në Ballkan. Zgjidhjet me defekte ofrojnë stabilizim të përkohshëm por me prezencë të tensioneve dhe përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e gabimeve. Paqe e qëndrueshme në Ballkan arrihet me pajtimin në mes dy kombeve të Ballkanit, Shqiptarëve dhe Sërbëve.

Si e vlerësoni rolin e Bullgarisë në Ballkan? Ku i shihni mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë?

Elmi Aziri: Bullgaria dhe Maqedonia duhet ë zhvillojnë relacione të konsoliduara fqinjësore. Bullgaria si vend anëtarë i Nato-s dhe BE-së me përvojën e saj luan një rol të rëndësishëm ne arritjen e standardeve të nevojshme për anëtarsimin e Maqedonisë në BE. Njëkohësisht Maqedonia duhet të shpreh gatishmëri për bashkpunim. Maqedoninë dhe Bullgarinë i lidh korridori VIII aks shumë i rëndësishëm strategjik, dhe më e rëndësishmja perspektiva Euro-Atlantike.Në frymën e kësaj perpsektive dhe mbi këto vlera duhet të konsolidohen marrdhënjet nëë mes dy vendeve.