Babai xheloz vranë vetën dhe dy fëmijët e tij duke u hedhur nga ballkoni (foto)

Një burrë xheloz ka vrarë vetën e tij dhe dy fëmijët duke u hedhur nga ballkoni, pasi që gruaja e tij ka kërkuar divorc.

Roman Mikhailov, 30 vjeç, ka vdekur bashkë me dy fëmijët e tij, duke u hedhur nga kati i 9 i ballkonit me djalin e tij 18 muajsh dhe vajzën 4 vjeçare.

Para tragjedisë, ai ia ka dërguar një foto gruas së tij, duke i treguar se do të hidhen nga ballkoni, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Gruaja me profesion, psikologe është nisur me nxitim për të parandaluar tmerrin, por fatkeqësisht kishte mbërritur shumë vonë.

Emergjenca dhe policia u lajmëruan në vendin e ngjarjes dhe ata në mënyrë të dëshpëruar u munduan që të paktën të i shpëtojnë fëmijët, por për fat të keq ata vdiqën.

Burri, i cili punonte në hekurudhat Ruse, është përshkruar si ‘xheloz’ sepse kishte dyshuar se gruaja e tij kishte një lidhje tjetër.