Bahrein-Kosova, ndeshja përfundon me barazim

Ka përfunduar ndeshja hendbollistike në grupmoshat U21 në mes të Bahreinit dhe Kosovës.

Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar, 29: 29, përcjell rtv21.tv.

Bahreini gjatë pjesës së parë ishte në epërsi ndaj Kosovës me vetëm një gol.

Kjo ishte edhe ndeshja e xhiros së pestë njëherazi e fundit në kuadër të Grupit C të Kampionatit Botëror në hendboll U21, “Spanja 2019”.

Lini një Përgjigje