Bahtiri: Do ta bashkoj Mitrovicën (Video)

Idesë për bashkimin e Mitrovicës e ka ndërmend t’i shkojë deri në fund.
Kryetari i jugut të këtij qyteti, Agim Bahtiri thotë se të enjten do t’i kërkojë vetë të parit të shtetit, Hashim Thaçit, që këtë proces ta shtyjë para.
Edhe pse Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal sot ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës Jugore për bashkim me pjesën veriore, Bahtiri thotë se nuk do të heqë dorë nga vullneti i qytetarëve.