Bahtiri: Mitrovica do të dekorohet për fundvit, do të participoj me para personale

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se është marrë vendim që sheshet e këtij qyteti të dekorohen për fundvit.

“Për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit”, është shprehur Bahtiri, transmeton Klan Kosova.

“Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale”.

Për postimin e plotë, klikoni:KËTU!