Bahtiri në qejf, ia krisë këngëve (VIDEO)

Edhe pse u raportua se Komisioni Parlamentar nuk ia shqyrtoi peticionin për bashkimin e Mitrovicës, Agim Bahtiri ia krisë këngës.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut shihet duke i rënë çiftelisë dhe duke kënduar së bashku me disa persona të tjerë në dhomën e një shtëpie.
Ai përmes llogarinë në Facebook u pa në qejf, teksa argëtohej me miq.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Bahtiri deponoi në Kuvend peticionin me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të veriut, por i njëjti ende nuk është trajtuar në Komisionin për Peticione në Kuvend.