Bajrami jep detaje rreth avullimit të 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, përfitues një operator ekonomik

Ministria e Financave ka thirrur konferencë për media në ora 15:45, lidhur me raportimet për avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Ministrja Hykmete Bajrami ka thënë se me datë 9 shtator kanë ndodhë transaksionet, derisa kanë ndodhë 4 të tilla të dyshimta, ku përfitues është një operator ekonomik, transmeton Indeksonline.

“Sot s’kemi lajme aq të mira. 4 transaksione kanë ndodhur që janë të dyshimta nga Thesari, që bëhet fjalë për 2.1 milion euro të cilat kanë shkuar tek një operator ekonomik.

E kemi adresë këtë rast tek organet gjegjëse, ndërsa janë suspenduar 2 zyrtarë, 1 tashmë është arrestuar. Në lidhje me rastin po punon edhe Inteligjenca e Kosovës”, tha ajo.

Ministrja tutje shtoi se kanë gjurmuar, dhe transkasioni është bankar, e që institucionet e rendit po mirren me atë se kush janë përfituesit.

“Ky është një keqpërdorim i detyrës zyrtare, i autorizimeve ligjore dhe institucionet po bëjnë përpjekje që këto mjete t’ia kthejnë shtetet.

Ky është një rast i izoluar, ndërsa buxheti i shtetit është i sigurt. Kemi bërë të gjitha kontrollat e nevojshme dhe iu garantoi që çdo gjë po gjurmohet.

S’është tërheqje e mjeteve cash, por nga llogaria. Përndryshe mjetet në Bankën Qëndrore janë të sigurta. Zyrtarët që kanë kryer këtë vepër janë të Thesarit, 1 është arrestuar që punon prej 11 vitesh aty dhe tjetri është po aty, por në vijë raportuese”.