Bakiu i Vetëvendosjes fton hapur që të rrahën gazetarët dhe analistët

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Bakiu i ka kërcënuar publikisht gazetarët dhe mediet në facebook, shkruan Gazeta Metro.

Në një postim që ka bërë ai dje, ka kërcënuar gazetarët dhe analistët me rrahje, duke thënë se dikur kishte gabuar që mendonte që këta të fundit nuk duhej rrahur.

“Gjithmon jamkon kunder rrajhes se gazetarve por tash pe shoh qe duhet vepru ashtu edhe per analista”, ka shkruar Bakiu.

Kujtojmë që edhe anëtari i Vetëvendosjes dhe ish-drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, Hysnen Durmishi një nga njerëzit më besnik të Albin Kurtit, kishte kërcënuar gazetarët që nuk e mbështesnin Vetëvendosjen.

“Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurrë kriminelë!”, kishte shkruar Durmishi dikur që pati ngjallur reagime të shumta nga publiku.