Balje: Lista Serbe deshi kontroll në gjithçka, Hoxhiqin e votuan me kimik me ngjyra

Ish-deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka deklaruar se Lista Serbe ka manipuluar në zgjedhjet e fundit.

Balje thotë se kjo parti e dirigjuar nga Beogradi ka ndihmuar Adrijana Hoxhiq me vota.

Ata duan të japin sinjal se janë të fuqishëm ende në Kosovë. Duan 2/3 të komuniteteve. Kanë pasë plan kontrollimin e votimit të Qeverisë, presidentit edhe tek komuniteti boshnjak. Ne skemi mundësi e fuqi të dalim në fund të këtij problem’’, ka thënë ajo.

‘’Kanë organizu votimin. Për Adrijana Hoxhiq kanë ardh serbët prej Beogradit. Kanë votu me kimikë e ngjyra të ndryshme për Hoxhiqin. Kemi kontaktu me disa komisionerë të Vetëvendosjes, ata kanë prova.