Ballafaqimi në mes të gjarprit dhe macës (Video)

Sjelljet e kafshëve ndonjëherë janë shumë komplekse sa që shumë herë kur i përcjellim ato sjellje na habisin të gjithëve, posaçërisht kur ato ndodhen në situate që rrallë herë i kemi parë.

Në videon e mëposhtme, kamerat kanë kapur një ballafaqim në mes të një mace dhe një gjarpri, që luftojnë mes vete ‘për jetë a vdekje’.

Duke njohur natyrën kureshtare të maces si duket ajo ka sulmuar e para duke dhe gjarpri duket se është duke u vetëmbrojtur. Ballafaqimi zgjatë për disa minuta teksa shihet macja duke e goditur disa herë gjarprin me putrën dhe thonjtë e saj. Gjarpri në vetëmbrojtje tenton ta kafshojë macen sa herë që ajo i ofrohet.

Pas shumë përpjekjeve nga të dyja anët macja arriti ta kap gjarprin me dhëmbët e saj afër kokës dhe e vret. Për më shumë shikojeni videon e postuar më poshtë.