Ballkani, qytetarë të varfër me kryeministra të pasur

0
350
Shtetet e rajonit mund të jenë të varfra, mirëpo disa nga kryeministrat paguhen aq shumë saqë tejkalojnë gjashtëfishin e pagave mesatare të shteteve të tyre.
Në shtetet e rajonit pagën më të lartë e ka kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, prej 2950 eurosh.
Në Kosovë e cila radhitet e parafundit në shtetet e rajonit për nga paga mesatare.
Pagën më të ulët nga kryeministrat e rajonit, e ka ajo e Serbisë Ana Bernabic. Ajo merr pagë mujore 1 mijë euro.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pagën prej 1700 euro, ndërsa ai i Malit të Zi Dusko Markovic me pagë 1130 euro në muaj, por nga vlerësimet jozyrtare ai është ndoshta më i pasuri nga të gjithë kolegët e tij të rajonit.
Vlen të theksohet se presidenti i Malit të Zi Milo Djukanovic, e që është një ndër shtetet më të vogla në botë, radhitet në vendin e njëzet të udhëheqësve më të pasur të botës.