Banka e Amerikës thyen rekord – Aksionet ‘kërcejnë’ në 7%

0
303

Banka e Amerikës raportoi të ardhura më të mira nga se pritej për tremujorin e katërt.

Kjo, nxitur nga një ecuri e fuqishme nga biznesi i konsumit bankar dhe taksat më të ulëta. Rezultatet treguan se  aksionet e bankës arritën deri në 7.1 për qind.Fitimi tremujor i Bankës së Amerikës u trefishua në 7.3 miliardë dollarë, pra një rekord. Banka gjithashtu tha se bleu 26 miliardë dollarë aksione të zakonshme.

“Leva operacionale bazuar në menaxhimin e shpenzimeve të disiplinuara, ndërkohë që investojmë në të ardhmen, cilësia e qëndrueshme e aktiveve dhe rritja e kredisë dhe depozitave kanë sjellë rezultatet e këtij tremujori”- tha CEO Brian Moynihan në një deklaratë. “Nëpërmjet triliona dollarësh të transaksioneve të konsumatorëve që ne përpunojmë dhe nga besimi i qëndrueshëm dhe aktiviteti i klientëve tanë të biznesit të vogël dhe komercial, shohim një klimë të shëndetshme të konsumatorit dhe të biznesit që ngre një ekonomi të qëndrueshme”.

Fitimet në biznesin e Bankës së Konsumatorit u rritën me 52 për qind në një vit mbi baza vjetore në 3.3 miliardë dollarë. Kreditë u rritën me rreth 1.9 për qind, ndërsa shpenzimet e kartave të kreditit dhe debitit u zgjeruan me 6 për qind. Të ardhurat neto nga interesi i kompanisë, një masë e ndjekur gjerësisht e fitimit për bankat, arriti 2.48 për qind në tremujorin e katërt. Analistët e anketuar nga Street Account presin 2.45 për qind.

Megjithatë, biznesi tregtar i Bankës së Amerikës me të ardhura fikse e zhgënjeu Wall Street. Fitimet nga tregtia me të ardhura fikse ranë 15 për qind në 1.45 miliardë dollarë, poshtë shitjeve të pritshme prej 1.62 miliardë dollarësh. Kjo rënie e madhe u kompensua nga një rritje prej 11 për qind e të ardhurave të tregtimit të aksioneve në 1.1 miliardë dollarë.

Goldman Sachs, Wells Fargo, Citigroup gjithashtu publikuan të ardhurat e tyre për tremujorin këtë javë, duke tejkaluar pritjet. Aksionet e Bankës së Amerikës janë rritur më shumë se 7 për qind këtë vit, duke mbuluar shumicën e humbjeve të mëdha nga muaji i kaluar. Në muajin dhjetor, pesha e aksioneve ra me 13.24 për qind në një shitje masive të tregut.

Burimi:CNBC

E.T/SCAN