Banorët e fshatit Gërdoc nesër bllokojnë hyrjen e Burgut të Sigurisë së Lartë

0
322
Banorët e Fshatit Gërdoc kanë paralajmëruar se nesër duke filluar nga ora 12:00 do të mbajnë protestë para Burgut të Sigurisë së Lartë atje, për shkak të padrejtësive që thonë se u janë bërë në konkursin për gardianë raporton Periskopi.
Në një njoftim nga banorë të këtij fshati, bëhet e ditur se në konkursin e fundit për gardianë kanë aplikuar 50 persona, gjashtë prej të cilëve kanë kaluar me sukses tekstet, por që pavarësisht kësaj nuk janë pranuar në punë.
Ata hedhin akuza në drejtim të Komisionit, që thonë se ka bërë padrejtësi në zgjedhjen e kandidatëve.