Banorët e lagjes “Mati 1” në protestë: Asnjë cent i taksave s’po na kthehet në investime

Banorët e lagjes “Mati 1” kanë protestuar kundër komunës së Prishtinës për shkak të pluhurit, zhurmës nga ndërtimet, baltës dhe të tjera shqetësimeve që ka kjo lagje.

Ata kërkuan që komuna të veprojë sa më shpejt për të përmirësuar këto kërkesa të tyre, njofton Klan Kosova.
Dren Shahini, një nga banorët e lagjes ka thënë se taksat e tyre asnjë cent nuk po ju kthehet në investim,

“Siç e dini edhe ju përditshmëria jonë është e rëndë, rruga e dëmtuar, pluhur që gjatë verës na i mbyt mushkëritë, mungesa e ndriçimit shkakton pasiguri totale. Tash e sa vite kemi kërkuar të vendosen masa, por kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër. Protesta është krejt jo partiake dhe ka qëllim sensibilizimin e institucioneve komunale. Prej 2016 asnjë nga përgjegjësit komunalë nuk ka ardhur të dëgjojë hallet dhe problemet tona”.

Protestuesit paralajmëruan që protestën e ardhshme do ta mbajnë para komunës dhe se do të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e personave qe nuk po mbajnë përgjegjësi.

Lini një Përgjigje