Baraliu: Me këto vonesa, VV/Albini po e fyen inteligjecën e votuesve

“VV/Albini po predikon se kushtetuta i lejon kohe pa kufi ne pritje per te propozu mandatarin. Kjo nuk eshte vetem absurde dhe irituese, nuk eshte vetem fyerje e inteligjences se votuesve dhe denigrim i pak vlerave te mbetura ne politikeberjen kosovariste – por eshte edhe legalisht e pavertete!

Ne juridike, kur ka mungese te saktesise teknike ne ndonje pike, ekziston koncepti i ‘frymes se ligjit’ mbi te cilen mbyllen paqartesite dhe vrimat teknike. Kjo fryme nenkupton qellimin e deshiruar nga shkruesit imperfekt te ligjeve (e ne kushtetute te Kosoves mund te fusesh kamione ne vrimat e lera!) Ne rastin e formimit te qeverise, une lexoj frymen ligjore te nenkuptoje se 15 dite pas formimit te kuvendit ose duhet te formohet qeveria nga partia fituese, ose duhet t’i kaloj mandati dikujt tjeter nga parti tjeter! Me kete te dyten gjithsesi pajtohet dhe baci Gjun (M Baraliu), autoritet i pakrahasueshem ne interpretim te kushtetutes se Kosoves.

Prandaj, edhe pse apriori jam vendosmerisht kunder cfaredo thirrjeje qe len VV ne opozite, jam i mendimit te prere qe nese Albini nuk (vet)emerohet edhe formalisht kandidat per KM deri neser, HTh ka jo vetem te drejte por edhe obligim kushtetues te kerkoj mandatar tjeter – ose ta dergoj vendin ne zgjedhje nese nuk arrin ta beje kete brenda 15 diteve tjera.

P.s. ska bre enver hasani kredibilitet njerezor, lere me intelektual, me komentu as interpretu asgje”, ka shkruar në profilin e tij në FB, Bleron Baraliu, analist politik.