Barça i heq qafe një rival, Manajn e kërkon klubi ku ndalohen këpucët e kuqe

0
115

E ardhmja e Rei Manajt vazhdon të jetë një mister. Sulmuesi ka udhëtuar me ekipin e parë të Barcelonës drejt Gjermanisë dhe shumë gjëra do të varen nga paraqitjet e tij në miqësoret që katalanasit do të luajnë atje,

Për momentin, te Barcelona duket se janë të interesuar për të hequr qafe “peshat e rënda” në sulmin e ekipit, si Grizman e Breithuejt, për të lehtësuar disi financat. Sipas mediave spanjolle, për Breithuejt ka qe tani një ofertë konkrete dhe gjërat duket se po shkojnë drejt finalizimit për transferimin e tij te Uest Hem, edhe pse është danezi ai që ka fjalën e fundit në këtë marrëveshje. Ndërkohë, ka negociata të hapura me Atletiko Madrid, për kthimin e Grizman nën urdhrat e Simeones.

Por ndërsa në skuadrën e parë mund të hapen vende për Manajn, edhe ofertat nuk mungojnë. Më e fundit, sipas mediave spanjolle, është ajo nga klubi i Betis. Ai kërkon të përforcohet me elementë cilësorë dhe forma që ka shfaqur Manaj me Barcelonën, e ka shtyrë të ndjekë sulmuesin me interes.

Nëse Manaj do të zgjedhë t’i bashkohet klubit të La Liga, duhet të ketë parasysh një kufizim që për Betisin e tifozerinë e tij është thelbësor. Lojtarit do t’i ndalohet të vesë këpucë të kuqe dhe arsyeja është e thjeshtë. Ajo është ngjyra e rivalëve të Seviljes dhe për shumë futbollistë që kanë firmosur në vite me Betisin, kjo ka qenë edhe një klauzolë në kontratë./Panoramasport.al