Barcelona dhe Ateltico takohen për Griezmann, në marrëveshje përfshihet edhe një katalunas

Barcelona dhe Atletico Madrid kanë zhvilluar një takim së fundi, në lidhje me të ardhmen e Antoine Griezmann, që pas 1 korrikut klauzola e tij do të ulet në 120 milionë euro.

Në kalimin e sulmuesit francez në “Camp Nou” Atletico kërkon të përfshijë edhe një lojtar në këtë marrëveshje, sipas gazetës franceze “L’Equipe”. Nuk kërkon 120 milionë euro në dorë, por duan të përfshihet edhe kartoni i Nelson Semedo, i cili shikohet si alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke qenë se Filipe Luis largohet nga “Colchoneros” pas 31 qershorit.

Sipas informacioneve të medies franceze, Griezmann do të përfitojë 17 milionë euro, në kontratë 5-vjeçare, duke pranuar ulje page me 6 milionë euro në sezon, në krahasim me kontratën që firmosi sezonin e kaluar tek Atletico.