Barcelona e fiton Kupën e Mbretit (VIDEO)

Barcelona e ka mundur bindshëm Sevillën për ta fituar Kupën e Mbretit për herë të katërt më radhë.

Finalja e Kupës së Mbretit u zhvilluar në “Wanda Metropolitano” në Madrid dhe i takoi Barcelonës me rezultat të thellë 5-0.

Gjithçka nisi furishëm për Barcelonës, e cila kaloi në epërsi në minutën e 14-të me golin e Luis Suarez, pas asistimit të Philippe Coutinhon. Dominimi i djelmoshave të Ernesto Valverdes vazhdoi dhe u shpagua në minutën e 31-të kur Lionel Messi realizoi për 2-0, pas një kombinimi të bukur në zonë mes tij Andres Iniestas dhe Jordi Albas.

Pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë, sulmuesi uruguaian Suarez shënoi prapë, kësaj radhe pas një super asisti nga Messi.

Loja e bukur e Barcelonës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, duke e ngritur në 4-0 epërsinë me golin e Andres Iniestas. Asistues, përsëri Messi.

Barça fitoi penallti, 30 minuta para fundit të takimit, të cilën në gol e konvertoi Philippe Coutinho, pasi ylli argjentinas Leo u tregua zemërgjerë.

Barcelona është skuadra që e kanë fituar më së shumti këtë trofe, plot 30 herë pas triumfit të sotëm, ndërsa pas saj qëndrojnë Athletic Bilbao me 23 trofe dhe në vendin e tretë Reali i Madridit me 19.

https://www.youtube.com/watch?v=Ytsf01imFcM