Barcelona e ka mposhtur Sociedadin (Video)

Skuadra e Barcelonës e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 33-të në kampionatin spanjoll.

Lojtarët e Ernesto Valverde kanë shënuar fitore me rezultat 2 – 1, kundër skuadrës së Real Sociedad.

Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm në minutën e 45’-ë kur Clement Lenglet shfrytëzoi për mrekulli goditjen nga këndi, për ta dërguar skuadrën e tij me një gol epërsi në pushim.

Reagimi i mysafirëve erdhi në minutën e 62-të, kur  Juanmi barazoi në 1 -1.

Barcelona nuk u dorëzua dhe pas vetëm dy minutave arritën të rikthejnë epërsinë e tyre në 2 – 1, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore, skuadra katalane shkon në nëntë pikë diferencë me ndjekësit e Atletico Madrid, duke u afruar gjithmonë e më afër titullit.

Deri në xhiron e fundit, në lojë janë edhe 15 pikë, të cilat vështirë se do ta përmbysin Barcelonën.

https://streamable.com/2450r