Barcelona e merr në huazim Kevin-Prince Boatengun

Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kevin-Prince Boateng për pjesën e mbetur të sezonit 2018/19. Marrëveshja përfshin një opsion blerje për 8 milionë euro.
Lojtari do të paraqitet të martën, më 22 janar, ku do të nënshkruajë kontratë dhe do të prezantohet në Camp Nou, ku pastaj do të të këtë konferencë për shtyp.
“Kevin-Prince Boateng është një lojtar i cili me siguri do të përshtatet shpejt me ekipin. Me përvojën e tij duke luajtur në katër nga ligat më të mëdha në Evropë, Ligën Premier, Bundesliga, Serie A dhe La Liga, ai ka shënuar gola kudo që ai ka qenë”.
“Për më tepër, Boateng është një lojtar i gjithanshëm”.
Gjatë kohës së tij në Las Palmas me Quique Setién si trajner ai luajti si një sulmues anësor, por edhe dhe si sulmues qendre”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Ai i ka shënuar dy herë Barcelonës sa ishte pjesë e Milanit.
Në La Liga ai ka luajtur me Las Palmasin. Në sezonin 2016/17 ai ka shënuar 10 gola.