Barcelona e nis vitin me barazim, ndalet nga Espanyol

0
172

Barcelona e ka nisur me barazim vitin kalendarik 2020.

Skuadra kampione e La Liga nuk ka arritur më shumë sesa një barazim, kundër Espanyol, duke luajtur 2:2.

Barca u kap në befasi në minutën e 23’, kur David Lopez shfrytëzoi një ndërprerje për të shënuar me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Espanyol, kurse në pjesën e dytë, Barcelona u tregua më kërkuese.

Ishte minuta e 50’ kur Luis Suarez shfrytëzoi asistimin e Jordi Alba për të dërguar topin në rrjetë, për shifrat 1:1.

Goli i dytë i Barcelonës erdhi në minutën e 59’, kur Vidal shënoi me kokë për përmbysjen e rezultatit.

Gjërat u vështirësuan për Barcelonën pas kartonit të kuq të Frenkie de Jong, i cili erdhi në minutën e 75’.

Me një lojtar më pak në fushë, Barca e kishte të pamundur të ruante rezultatin, dhe në minutën e 88’, Wu Lei shënoi për 2:2.

Me këtë barazim, Barca kthehet në krye të La Liga, me pikët e barabarta me Real Madrid, kurse Espanyol mbetet në pozitën e fundit të tabelës, me 11 pikë të grumbulluara.