Barcelona kualifikohet në çerekfinale, Messi shënon 100 gola në Ligën e Kampionëve

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Chelsea-n, duke e mposhtur me rezultat 3-0 dhe me rezultat të përgjirhshëm 4-1.

Lionel Messi realizoi dy gola në këtë fitore të klubit katalonas, në minutën e 3-të dhe 63-të, kurse një gol tjetër u shënua nga Ousmane Dembele në minutën e 20-të.

Me këto gola Messi ka arritur në shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve, duke u bërë kështu lojtari i dytë që e arrin këtë shifër pas Cristiano Ronaldos.

Lini një Përgjigje