Barcelona ndalet nga Las Palmas

Barcelona ka barazuar në udhëtim te Las Palmasi me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të La Ligas.

Pjesa e parë e takimit i takoi Barcelonës, të cilët rrezikuan me Luis Suarez dhe Lionel Messi , por pa arritur ta gjejnë golin.

Megjithatë, goli nuk vonoi dhe ai erdhi në minutën e 21-të të ndeshjes, ku Messi shënoi për 1-0 pas një supergoli nga gjuajta e lirë dhe dërgoi skuadrën në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, Las Palmas arriti të kthehet në lojë duke shënuar shpejt golin e barazimit, duke befasuar katalunasit.

Ishte sulmuesi Jonathan Calleri, i cili shënoi në minutën e 49-të nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 1-1, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Barcelona gjendet ende në vendin e parë të tabelë, por me vetëm pesë pikë më shumë se vendi i dytë (Atletiko Madridi), ndërsa Las Palmas në vendin e 18-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Atletico Madridit në derbin e javës, ndërsa Las Palmas udhëton te Celta Vigo.