Barcelona pëson humbjen e parë, ia shkakton shqiptari Enis Bardhi dhe skuadra e tij Levante (Video)

Barcelona ka dështuar në misionin e saj për ta mbyllur sezonin pa humbje, teksa është mposhtur me rezultatin 5-4 nga Levante. Në Valencia u luajt një sfidë spektakolare, ku protagonistë ishin 3 lojtarë, njëri prej të cilëve shqiptari i Maqedonisë, Enis Bardhi.
Emanuel Boateng shënoi tripletë për Levanten, ndërsa Bardhi dopietë, duke zhvlerësuar 3 golat e shënuar nga Coutinho dhe një nga Suarez për Barcelonën.
Kjo ishte një sfidë pa rëndësi për të dyja skuadrat, pasi kishin realizuar objektivat sezonale, ndërsa trajneri Valverde nuk kishte marrë me vete as Lionel Messin.

https://www.youtube.com/watch?v=wyRoV79Jx94

https://www.youtube.com/watch?v=sHB7oa-2mlY

https://www.youtube.com/watch?v=KR8PV05oAtA

Lini një Përgjigje