Barcelona po e kërkon “Neymarin e ri”, i cili kushton 50 milionë euro (Video)

0
346
Pas blerjes së Arthur nga Gremio, Barcelona vazhdon të shikojë për përforcime nga tregu i Amerikës së Jugut, më saktësisht nga Brazili.
Tani Barcelona, i ka vënë syrin talentin 17 vjeçar të Santos, Rodrygo, që njihet si “Neymar i ri”.
Sulmuesi i talentuar ka udhëtuar për në Spanjë me babanë e tij, për t’u takuar me drejtuesit e Barcelonës.
Rodrygo llogaritet të kushtojë deri në 50 milionë euro.
Në rast transferimi, ai nuk do të ketë të drejtë loje deri më 9 janar të vitit 2019, datë kur i riu brazilian arrin moshën madhore dhe fiton të drejtën për të nënshkruar me një skuadër jashtë Brazilit.