Barcelona pranon oferta për 5 futbollistë

Barcelona ka pranuar oferta për 5 futbollistë të saj deri më tani.

Gjiganti spanjoll ka pranuar oferta për futbollistët Malcom, Jasper Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Nelson Semedo, transmeton zeri.info.

Sidoqoftë, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se kampioni spanjoll dëshiron të presë për marrjen e vendimit për këta lojtarë derisa të jetë e qartë nëse Philippe Coutinho do të qëndrojë në “Camp Nou” në edicionin e ardhshëm.

Ende nuk ka pasur ndonjë ofertë për brazilianin, por Barcelona është e interesuar që ta shesë mesfushorin pas një edicionin jo aq të mirë të tij.