Barcelona “shkatërron” Betisin

Barcelona e ka “shkatërruar” Betisin , duke mposhtur në udhëtim 5:0.

Skuadra e Ernesto Valverde, regjistroi tri pikë të mëdha si mysafir i Betisit në xhiron e 20-të të kampionatit spanjoll, raporton Insajderi

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola, derisa të gjithë golat u realizuan në gjysmë orën e fundit të ndeshjes.

Golashënuesit:

Messi 2 gola

Suarez 2 gola

Rakitic 1 gol

Barcelona pas kësaj fitore thellon kryesimin në 54 pikë, 11 më shumë se Atletico Madridi i vendit të dytë.