SPORT Barcelona triumfoi ndaj Vallecano-s, duke e përmbysur rezultatin (Video) 09/03/2019 - 21:02 535 FacebookTwitterViberWhatsApp Barcelona po vazhdon rrugën e qetë drejt titullit të kampionit, duke shënuar tjetër fitore në La Liga. Skuadra katalane ka mposhtur skuadrën e Rayo Vallecanos me rezultatin 3-1, duke dhënë sinjale të mira para ndeshjes me Olympique Lyon. Golin e parë në këtë takim e shënuan mysafirët, me anë të Raul de Tomas, në minutën e 24-të. Barazimi erdhi pas 14 minutave, kur Messi me një harkim të mirë gjeti Gerard Pique, i cili realizoi me kokë për 1-1. Në pjesën e dytë, ishte Lionel Messi, i cili i dha epërsinë e parë skuadrës së tij, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 51’. Në fund, ishte Luis Suarez, i cili realizoi edhe një herë, për të vulosur rezultatin final 3-1. Kështu, Barca shkëputet me 7 pikë në krye të tabelës, duke lënë pas skuadrën e Atletico Madrid.