Barcelona triumfon kundër Atletico Madridit

Barcelona ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 27-të në La Liga, duke e mposhtur rivalin direkt për titull, Atletico Madridin me rezultat 1-0.

Kjo lojë shihej si një finale, pasi do të ndryshonte gjithçka nëse Atletico do të kishte marrë pikë në “Camp Nou”.

Golin e realizoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, në minutën e 26-të nga gjuajtja e lirë, i cili ishte një gol i bukur dhe doli të jetë goli i tri pikëve.

Diferenca ka shkuar në tetë pikë me Atletico Madridin dhe vështirë se Barcelona do të bëjë gabime deri në fund të sezonit.

Goli i bukur që realizoi Messi, ishte goli i 600-të në karrierë (539 me fanellën e Barcelonës dhe 61 me fanellën e Argjentinës).

Fotografia e FC Barcelona

https://www.youtube.com/watch?v=CGYKmmnLVM4