Barcelona triumfon ndaj Leganesit (Video)

Barcelona i ka fituar tri pikë të reja në javën e 20-të në La Liga, duke e mposhtur Leganes me rezultat, 3-1.
Golin e parë për katalonasit e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 32-të, ku ky gol ishte i vetmi në pjesën e parë.
Leganes e filloi pjesën e dytë më mirë, duke arritur t’i barazoj shifrat me anë të Martin Braithwaite (57’).
Barcelona e riktheu epërsinë në minutën e 71-të me golin e shënuar nga Luis Suarez.
Leo Messi ishte ai që e vulosi fitoren e katalonasëve, duke realizuar në minutën e 92-të.

https://www.youtube.com/watch?v=oddmffHnWTA