Barcelona-Valencia, çifti finalist i Kupës së Mbretit

Valencia ka mposhtur Betisin me rezultatin e ngushtë 1:0 në ndeshjen kthyese të gjysmë-finales se Kupës së Mbretit, dhe falë barazimit 2-2 të ndeshjes së parë u kualifikua për në finalen e Kupës së Mbretit.
Goli i vetëm i kësaj ndeshjeje u shënua nga sulmuesi spanjoll Rodrigo, i cili tundi rrjetën në minutën e 56-të. Valencia tani pret në finale Barcelonën, e cila u kualifikua mbrëmë pasi mposhti Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Për Barcelonën, do të jetë finalja e 41-të e Kupës që do të luajë dhe e gjashta radhazi. Katalanasit e kanë fituar këtë trofe plot 30 herë, shtatë më shumë se Athletic dhe 11 më shumë se Real Madrid. Finalja do të luhet të shtunën më 25 maj në Benito Villamarin të Seviljes./BalkanWeb/

Lini një Përgjigje