Basha: Sot do jetë dita e rrëzimit të kryeministrit Rama

Sot, e diela e datës 2 qershor 2019, do jetë ditë historike. Kështu ka paralajmëruar Lulzim Basha.

PD dhe LSI kanë thirrur në orën 19.00 popullin për të protestuar para zyrës së kryeministrit Rama.

Ndërkohë këtë të shtunë Edi Rama dhe PS hapën fushatën zgjedhore, duke mos lenë asnjë hapësirë për dialog me opozitën.

Opozita kërkon qeveri zgjedhore pa Edi Ramën si kryeministër, por edhe dialog për ndryshimin e krejt sistemit politik. Protestat e opozitës deri më sot nuk kanë sjellë rezultat për ta detyruar Edi Ramën që të ulet në dialog, ndaj ata kanë vendosur, siç deklaroi sot Lulzim Basha, që këtë të dielë ta rrëzojnë qeverinë e krimit. Basha ka bërë thirrje që do ta shkulin nga rrënjët kryeministrin këtë të dielë, por nga ana e tij Kryeministri ka urdhëruar që 7 mijë forca policie të rrethojnë kryeministrinë, parlamentin si dhe të jenë në gatishmëri përreth RTSH dhe selisë së Kuvendit.

Informacionet që vijnë nga PD tregojnë se deri tani boll kemi duruar duke e mbajtur popullin që të mos kalojë në revolucion kundër kryeministrit, por tashmë nuk e mbajmë më./KJ/