Bashkatdhetari nga Zhilivoda ndihmon shkollën e fshatit

Bashkatdhetari nga Zhilivoda e Vushtrrisë që jeton dhe punon në Gjermani,Agron Krasniqi e ka ndihmuar shkollën e fshatit. Ai u ka dhuruar nxënësve lapsa, fletore, si dhe ka shtruar drekë për të gjithë nxënësit.

Drejtori i shkollës, Lavdim Klinaku ndjehet shumë falënderues ndaj këtij bashkatdhetari, i cili e shpreh publikisht në faqen zyrtare të shkollës “Dëshmorët” në rrjetin social “facebook”.