Bashkëpartiaku i Haradinajt i quan tuxhar Isa Mustafën e Albin Kurtin

0
208

Ish-deputeti dhe bashkëpartiaku i Ramush Haradinajt, Muharrem Nitaj, thotë se tashmë i ka humbur kuptimi bashkëpunimit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij i gjithë procesi negociues tashmë përngjanë me “tuxharllek ordiner”.

Për mosmarrëveshjen Mustafa-Kurti, Nitaj thotë se duket që nuk është vetëm si shkak i mospajtimeve për poste ministrore.

Sipas ish-deputetit, LDK’ja e Isa Mustafës nuk është e gatshme që të pranojë rolin e një partneri të nënshtruar e poshtëruar në një qeveri “Kurti”.

Ndërkohë teksa ka folur për Kurtin, thotë se vërehet që ka tendencë të bëhet udhëheqës i mbar shqiptarisë.

Shkrimi i plotë i Muharrem Nitajt:

Mosmarreveshjet midis VV dhe LDK duket se jane me te thella se sa nje post presidenti apo ministri, ose jane shume me serioze se sa kaq. Eshte pak e besueshme qe LDK te ngul kembe per kaq pak, por problemi mund te jete diku tjeter!

Me gjase shume ne LDK, nuk jane te gatshem ta pranojne rolin e nje partneri te nenshtruar, per te mos thene te poshteruar ne nje qeveri “Kurti”!

Ky i fundit tashme i ka ndermarr disa veprime qe mund te kuptohen edhe si perpjekje per nenshtrimin e partnerit, sado qe nuk e ka fare problem t’i nderroje qendrimet edhe ne momentet e fundit.

Te vemendshmit mund ta verejne se Albin Kurti po shperfaq synime me te medha se sa postin e kryeministrit te Kosoves. Me gjase atij i eshte mbushur mendja per rrugen e nje lideri PanShqiptar, nese ia rroke natyrisht!

Dhe nuk perjashtohet qe ne perpjekje per te marre gjithcka, te mbetet pa asgje, ose qe grupi i interesxhive brenda LDK-se, mos te shohe asgje pertej posteve ministore dhe mandatit te deputetit, dhe ta pranoje nje marreveshje sado e pafavorshme qofte ajo per LDK-ne!

Cilido qe te jete perfundimi, tashme i ka humbur kuptimi nje aleance te proklamuar per nje qeveri ndryshe! Gjithcka eshte shnderruar ne nje tuxharllek ordiner!