Bashkëtadhetarët po gjobiten nga policia kufitare serbe: Vendosni rripin e sigurisë edhe në ulëset e pasme!

Pandemia në tërë botën ka ndikuar në lëvizjen e qytetarëve jashtë kufijve, por bashkëatdhetarët, pavarësisht kësaj, po marrin rrugë drejt Kosovës.

E, si pasojë e mos hapjes së kufijve ajror, ata po detyrohen të shfrytëzojnë transportin rrugor.

Sot janë parë një numër i madh veturash teksa hyjnë përmes pikës kufitare në Merdare, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, ashtu si edhe viteve të kaluara, policia kufitare serbe, po gjobit kosovarët.

Prandaj, vjen apeli për bashkëtadhetarët që gjatë rrugës për Kosovës, nëse kaloni nëpër Serbi kujdes shpejtësinë dhe vendosni rripin e sigurisë edhe mbrapa veturës.

Gjoba është 80 euro për një person,kjo informatë është e saktë nga bashkëstdhetarët te cilët sot kan ardhë ne atë rrugë.