Bayern luan baraz në shtëpi me Hertha-n (Video)

Bayern ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë në Bundesliga, duke barazuar 2-2 me Hertha Berlinin.

Vendasit e nisën mirë takimin dhe pas disa rasteve, Robert Lewandowski realizoi për 1 – 0 në minutën e 24-të

Por, kjo ngjalli mysafirët që shënuan dy herë brenda tre minutave.

Fillimisht Dodi Lukebakio realizoi për 1 – 1 në minutën e 36-të, kurse në atë të 39’, ish-lojtari i Liverpoolit, Marko Grujic, realizoi për 1 – 2.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte një tjetër skuadër, duke bërë lojë më të mirë dhe duke krijuar më shumë raste, por shënoi vetëm një gol.

Robert Lewandowski realizoi për 2-2 në minutën e 60’ nga penalltia, e fituar me ndihmën e teknologjisë VAR.

https://www.youtube.com/watch?v=YzNcDGc8PRU

Lini një Përgjigje