Bayern Munchen shkatërron Schalken, duke e mposhtur me rezultat të thellë

Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultatin e thellë 8-0 Schalke 04 në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Bundesligës gjermane. Kampionët e kanë nisur vrullshëm dhe pamëshirë duke i shënuar plotë 8 gola Schalkes.

Fillimisht ishte Gnabry që shënon golin e parë në minutën e 4-të, ndërsa Goretzka në të 19-të dyfishon sfidën.

Për të vulosur 45 minutat e parë mendon Lewandowski që nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon.

Në pjesën e dytë është sërish Gnabry që shënon edhe dy gola të tjerë, ndërsa më pas Muller, Sane dhe Musiala mbyllin “festivalin” e golave.