Bayern Munich i gatshëm t’i ofrojë 105 milionë funte për yllin e Real Madridit

547
Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë plot 105 milionë funte (£) për anësorin e Real Madridit, Marco Asension këtë verë, shkruan Don Balon, përcjell Daily Mail.
Spanjolli Asensio nuk ka gjetur shumë hapësirë në formacionin startues të Santiago Solarit deri tani ketë sezon dhe mund të largohet në verë, sipas mediumit spanjoll.
Bayern duket se është i gatshëm të bëjë ofertë marramendëse prej 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Raportohet se kampioni gjerman tashmë e ka kontaktuar futbollistin dhe i ka ofruar atij kontratë joshëse në përpjekje për ta bindur të kalojë në Bundesligë.