Bayern Munich transferon Lucas Hernandezin nga Atletico Madrid

Bayern Munich ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin e krahut të majtë Lucas Hernandes nga Atletico Madrid.

Francezi 23 vjeçar, Lucas Hernandez i ka kushtuar Bayern Munich 80 milionë euro. Hernandes ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me bavarezët.

Mbrojtësi i Atleticos do t’i bashkohet Bayern Munich me 1 korrik të këtij viti. Lucas Hernandez luan me Atletico Madridin prej vitit 2007, duke kaluar në të gjitha moshat deri në ekipin e parë.

Mjekët e Bayernit kanë konfirmuar se në testet mjekësore kanë gjetur një lëndim të ri të francezit i cili do të operohet në mënyrë që të jetë gati për sezonin 2019/2020./kallxo