Baza Ajrore Farkë/ 52 vjet në shërbim të qytetarëve dhe kombit shqiptar (video)

Për mbi gjysmë shekulli, pilotët, teknikët dhe helikopterët e Bazës Ajrore Farkë u shërbejnë qytetarëve dhe kombit shqiptar, shpesh në çastet më kritike.

52-vjetori i krijimit e gjen Bazën Ajrore të Farkës në prag të modernizimit me helikopterët Black Hawk, duke u bërë më operacionale edhe në misionet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes, në këtë 52-vjetor të Bazës Ajrore Farkë, kujton me respekt të veçantë dhe vlerëson përpjekjet, kurajon, mundin dhe djersën e derdhur ndër vite nga breza të tërë pilotësh, teknikësh, specialistësh, të cilët kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre në përmbushje të misionit dhe detyrave në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Kontributi i dhënë ndër vite nga ata është transmetuar sot edhe tek brezat e rinj, që evidentohet me pjesëmarrjen e tyre në Emergjencat Civile në ndihmë të komunitetit, stërvitjet e përbashkëta brenda dhe jashtë vendit./atsh