BE, Britanisë: Çfarë kërkon? – Tusk: Kush do ketë kurajo për të dhënë zgjidhjen?

0
396

Bashkimi Europian i kërkoi Britanisë që të qartësojë qëllimet për Brexit, pasi plani i negociuar nga kryeministrja Theresa May, u mposht bindshëm në parlament.   Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha në një deklaratë se marrëveshja e daljes që u refuzua, përbënte një kompromis të drejtë dhe ishte më e mira e mundshme.

Ai theksoi se paketa e refuzuar mund të ulte dëmin e shkaktuar nga Brexit për qytetarët dhe bizneset në të gjithë Europën dhe shtoi se ishte e vetmja më mënyrë për të siguruar një dalje të rregullt të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Megjithatë, refuzimi i paketës shtoi rrezikun e një daljeje të çrregullt të Mbretërisë së Bashkuar. Komisioni Europian do të vazhdojë punën parapërgatitore,  për t’u siguruar se Bashkimi Europian do të jetë i përgatitur.

“Nëse marrëveshja është e pamundur dhe askush nuk do daljen pa marrëveshje, atëherë kush do të ketë kurajon për thënë se cila është zgjidhja e vetme pozitive?”, shkroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.   Parlamenti hodhi poshtë marrëveshjen e Brexit me 432 vota kundër dhe 202 pro, duke komplikuar daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Klevis Llaha/SCAN