BE i kërkon Facebook-ut të prononcohet lidhur me të dhënat personale

0
372

Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Drejtësi dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Vera Jourova, kërkoi nga menaxhmenti i kompanisë Facebook të prononcohet nëse ka pasur keqpërdorim të të dhënave personale të përdoruesve evropianë, të cilët janë mbledhur në mënyrë të pakontrolluar.

Jourova për gazetën gjermane “Bild dam Sonntag”, deklaroi se një abuzim i tillë i të dhënave personale është absolutisht i papranueshëm.

Ajo shtoi se ky skandal është edhe një paralajmërim i llojit të vet për përdoruesit e rrjeteve sociale që të marrin në konsideratë mbrojtjen e të dhënave personale. Kërkesën me shkrim për t’u prononcuar, Jurova do t’ia nisë nesër Drejtoreshës Ekzekutive të Facebook-ut, Sheryl Sondberg.

Facebook kohën e fundit është gjetur në qendër të një skandali që përfshinte përdorimin e të dhënave personale të rreth 50 milionë përdoruesve të rrjetit social, të cilin e ka marrë “Cambridge Analytics”.

Skandalin për gazetën “The Guardian”, e zbuloi një ish bashkë-themelues i “Cambridge Analytics”, e cila në vitin 2016 ka punuar për fushatën zgjedhore të Presidentit amerikan, Donald Trump. Kompanitë janë akuzuar për mbledhjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme nën maskën e një aplikacioni mashtrues. /Agjensia e Lajmeve Sot News/