BE për “draftin e ri të Asociacionit” që u tha se po hartohet: Vetëm brenda dialogut, Statuti nga BE u njoh prej 27 shteteve

Statuti i Asociacionit që sot u tha nga Qeveria e Kosovës se do të draftohet vetë dhe do të dërgohet ashtu-për-ashtu në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit, ka gjetur përgjigje nga Bashkimi Evropian se çfarëdo dokumenti në lidhje me këtë strukturë duhet të jetë e pajtueshme në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe në kuadër të bisedimeve të fascilituara nga BE.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, është shprehur se Kosova që nga viti 2013 “për fat të keq” nuk ka ndërmarrë “asnjë hap” në lidhje me Asociacionin, teksa rikujtoi se draft-Statuti i ofruar nga BE tashmë është i njohur edhe formalisaht nga unioni njëzet e shtatë e shtetësh i BE-së/

Stano, siç e citoi të ketë thënë RTK-ja në lidhje me letrën e sotme të dërguara nga Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla për një draft, tha se “është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë”.

Stano risolli në mend se në tetor të vitit 2023, BE, e mbështetur nga shtetet anëtare dhe partnerët e saj – prezantoi një projekt-statut për themelimin e Asociacionit, bazuar në modelet dhe praktikat më të mira evropiane, si dhe në kornizën ligjore të Kosovës.

Gjithashtu tërhoqi vërejtjen, siç e raportoi televizioni publik, se liderët e BE-së, në dhjetor të vitit të shkuar, përshëndetën “gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve nga BE”.

“Kjo është njohje formale e dokumentit nga të 27 shtetet anëtare të BE-së”, porositi zëdhënësi Stano.

Lini një Përgjigje